4 mënyra natyrale për të zbardhur dhëmbët në kushte shtëpie

Për të pasur dhëmbë të bardhë ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne mund ti realizojmë ato në kushte shtëpie.

Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.

1.Sodë buke

Soda është një produkt i cili shërben si një zbardhues për dhëmbët tuaj duke bërë të mundur largimin e shtresës së verdhë që mund të gjendet tek dhëmbë tuaj. Ajo ka veti alkalinike, e kundërta e acideve, e cila nëse ju keni nivel të lartë të acideve të larta në gojën tuaj, ajo ndihmon në balancimin dhe normalizimin e këtyre elementëve në gojën tuaj.

2. Uji

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.

3. Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.

4. Lëngu i limonit

Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja.

Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button