Kush ishte vrasësi? Gjejeni, nëse e konsideroni veten Sherlock Holmes

Janë pesë persona. Njëri prej tyre qëlloi dhe vrau një prej katër të tjerëve.

  1. Dani ishte në maratonën e Nju Jorkut dje, bashkë me njërin prej të pafajshmëve.
  2. Majku kishte menduar të bëhej fermer, para se të zhvendosej në qytet.
  3. Xhefi është një konsulent kompjuterik i nivelit të lartë dhe dëshiron të instalojë kompjuterin e ri të Benit javën tjetër.
  4. Vrasësit iu pre këmba javën që kaloi.
  5. Beni e takoi Xhekun për herë të parë gjashtë muaj më parë.
  6. Xheku ka qenë në izolim që kur u krye krimi.
  7. Dani dikur pinte shumë alkool.
  8. Beni dhe Xhefi e ndërtuan së bashku kompjuterin e fundit.
  9. Vrasësi është vëllai i Xhekut. Ata janë rritur bashkë në Sietëll.

Sherlock Holmes mbërrin në vendngjarje dhe e gjen menjëherë vrasësin. Cili ishte vrasësi?

ZGJIHDJA:

Xhefi vrau Majkun

  1. Xheku nuk është vrasësi, sepse është vëllai i vrasësit.
  2. Dani s’mund të jetë vrasësi, sepse ka qenë në maratonë, dhe vrasësit kohët e fundit i është prerë këmba, kështu që nuk do të mund të vraponte në maratonë.
  3. Ben nuk është vrasësi përderisa sapo ka takuar Xhekun, dhe duke qenë se Xheku dhe vrasësi janë rritur bashkë.
  4. Kjo na lë me Xhefin dhe Majkun.

Duke qenë se Xhefi është ende gjallë (ai dëshiron të instalojë një kompjuter të ri javës tjetër), ai duhet të jetë vrasësi. Majku gjithashtu nuk është rritur me Xhekun. Eshtë përcaktuar se Xheku, Dani dhe Xhefi janë të gjithë gjallë. Beni duhet të jetë gjithashtu gjallë, përderisa Xhefi do i instalojë kompjuterin javën tjetër.

Kjo do të thotë se Xhefi vrau Majkun

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button