fbpx

Në Somali varrosen 165 viktima të paidentifikuara të sulmit

Në Somali janë varrosur 165 viktima të paidentifikuara të sulmit masiv që ka goditur kryeqytetin Mogadishu, të shtunën.

Së paku 276 njerëz janë vrarë dhe agjencia qeveritare e lajmeve Sonna tha se vetëm 111 prej tyre janë identifikuar, transmeton REL. 

Sulmi me bombë ka ndodhur pranë një kryqëzimi të ngarkuar, duke shkatërruar hotele, restorante dhe zyra qeveritare.

Autoritetet e kanë cilësuar atë si sulmin më vdekjeprurës terrorist në Somali, prejse grupi militant Al Shabab ka nisur kryengritjen në vitin 2007.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup, por presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi “Farmajo” Mohamed, ka fajësuar Al Shababin.

Një aeroplan ushtarak turk ka arritur në Somali me ndihmë mjekësore, ndërsa do të evakuojë rreth 40 të plagosur në Turqi, për trajtim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button