KSHZ: Zgjedhjet ishin në pajtim me ligjin, në atmosferë korrekte dhe demokratike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite i kumtoi rezultatet e para nga votimi në zgjedhjet e gjashta lokale të cilat u mbajtën dje. Përfundimtare do të jenë pas përfundimit të afatit për ankesa i cili do të zgjasë 48 orë pas përfundimit të votimit, gjegjësisht deri nesër në orën 19:00, ose 48 orë pas shpalljes së rezultateve të para, gjegjësisht nesër në orën 24:00.

“Numër të saktë ku zgjedhjet kanë përfunduar në rrethin e parë mund të kumtojmë kur rezultatet do të jenë përfundimtare, gjegjësisht kur do të përfundojë procedura për vendimmarrje sipas ankesave dhe padive. Parashtruesit e listave kanë të drejtë edhe në mbrojtje gjyqësore, gjegjësisht të parashtrojnë padi deri te Gjykata administrative. Pasi të përfundojë tërë kjo procedurë, mund t’i publikojmë rezultatet përfundimtare dhe atëherë do të kemi përfaqësim të saktë në sa vendvotime zgjedhjet kanë përfunduar në rrethin e parë dhe në sa komuna do të ketë rreth të dytë”, tha kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski.

Çiçakovski e kumtoi qëndrimin e KSHZ-së për zgjedhjet e zbatuara. “Dje e dhamë qëndrimin e përgjithshëm se zgjedhjet u zbatuan në pajtim me ligjin në atmosferë korrekte dhe demokratike”, tha kryetari i KSHZ-së.

Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në Listën zgjedhore është 1.814.634. Votimi është zbatuar në 3.480 vendvotime. Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kanë votuar është 1.076.451 ose 59,55 për qind. Fleltëvotime të vlefshme janë 1.030.945, ndërsa të pavlefshme janë 45.343.

Përqindja e votuesve që kanë votuar është sipas të dhënave të marra nga vendvotimet, ndërsa nga dhjetëra vende ende nuk kanë arritur të dhëna në KSHZ. Të dhënat janë në bazë zë procesverbaleve të arritura origjinale, protokolleve, nga komisionet komunale zgjedhore dhe nga komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit.

Për Qytetin e Shkupit tha se përpunimi i të dhënave është më i ndërlikuar sepse votohet edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë dhe një pjesë e protokolleve ende po pranohen. Theksoi edhe se rezultatet për Qytetin e Shkupit janë në bazë të të dhënave të dorëzuara përmes rrugës elektronike dhe rradhazi.

Në listën zgjedhore për Qytetin e Shkupit janë regjistruar 461.312, ndërsa përqindja e vendvotimeve nga të cilat kanë arritur dhe janë përpunuar të dhënat është 98.39 për qind. Numri i përgjithshëm i votuesve në vendvotime nga të cilët janë përpunuar të dhënat është 453.950, ndërsa numri i përgjithshëm të cilët kanë votuar në vendvotime nga të cilët janë përpunuar të dhënat është 276.094, ndërsa përqindja e votuesve të cilët kanë votuar është 60,82.

Sipas 98,39 për qind e të dhënave të arritura dhe të përpunuara, Petre Shilegov nga LSDM-ja ka fituar 138.798 vota (50,27 për qind nga votuesit që kanë votuar), ndërsa Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 99.720 vota (36,12 për qind nga votuesit që kanë votuar).

I kumtoi edhe votat e fituara të kandidatëve tjerë për kryetar të Qytetit të Shkupit, kandidati i Lëvizjes Popullore të Maqedonisë – LPM Gjorgji Todorov ka fituar 934 vota (0,34 për qind nga ata që kanë votuar), kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami ka fituar 6.085 vota (2,20 për qind), kandidati i TMRO-s Vanço Shehtanski ka fituar 1.448 vota (0,52 për qind), Nafie Selmani nga Lëvizja BESA ka fituar 11.536 vota (4,18 për qind), Bekim Fazliu nga PDSH-ja ka fituar 1.419 vota (0,51 për qind) dhe Maria Xhons nga E Majta ka fituar 4,815 vota (1,74 për qind).

Të dhënat me rezultatet nga votimi për të gjitha komunat, KSHZ-ja i ka vendosur në ueb faqen e saj për inspektim të të gjithë publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button