fbpx

Spanja i jep 3 ditë afat Katalonjës “të kthehet në ligjshmëri”

Qeveria spanjolle i ka dhënë afat deri të enjten kreut të Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, që të sqarojë se çfarë nënkupton “shpallja e pavarësisë së pezulluar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Kryeministrisë së Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me zhvillimet në Katalonjë.

Duke njoftuar se liderit katalan Puigdemont i kanë dhënë një afat deri ditën e enjte në orën 10:00 të “rikthehet në ligjshmëri” dhe të qartësojë se çfarë ka synuar “me shpalljen e pezulluar të pavarësisë”, zëdhënësja Santamaria është shprehur: “Dialogu duhet të jetë në kuadër të ligjeve dhe transparencës maksimale. Ka akoma kohë që qeveria lokale e Katalonjës të kthehet në ligjshmëri. Është ende në duart e Puigdemont që të parandalojë vendimet që do të marrim ne si qeveri”.

Ndër të tjera, Santamaria ka theksuar se për qeverinë e Spanjës neni 155 i kushtetutës nuk nëkupton “pezullimin e të drejtave të autonomisë” por nënkupton “rikthimin e stabilitetit në administrimin e qeverisë lokale dhe ligjshmërinë e tij në përputhje me kushtetutën dhe statusin e qeverisjes autonome”.

Puigdemont letër kryeministrit Rajoy

Ndërkohë, kreu i Qeverisë Autonome të Katalonjës Puigdemont, duke i dërguar një letër kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, ka kërkuar që të fillojë procesin e ri i cili do të përcaktojë të ardhmen e Katalonjës.

Puigdemont ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për krijimin e një shteti të pavarur, pa mos iu përgjigjur drejtëpërdrejt pyetjes nëse Katalonja ka shpallur pavarësinë ose jo, të parashtruar nga kryeministri Rajoy më 11 tetor.

Ndër të tjera, Puigdemont ka bërë të ditur se arsyeja e pezullimit të rezultatit politik të referendumit më 1 tetor është pasi ato kanë dëshirë për zgjidhje dhe jo konflikt.

Pasi ka vënë në dukje se janë të sinqertë dhe të drejtë në propozimin e tyre për dialog, Puigdemont në letrën e tij ka thënë: “Për këtë arsye, qëllimi ynë kryesorë do të jetë fillimi i një dialogu që do t’u japë mundësi të shprehjes së mendimeve katalanasve, spanjollëve, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë institucionet që kanë dëshirën për hapjen e një procesi të negociatave”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se për shkak të bojkotimit të produkteve katalanase nga spanjollëtnë 2 javë ka rënë në më shumë se 25 përqind konsumi i produkteve katalanase në të gjithë Spanjën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button