BE-ja kërkon nga Kurz të formojë Qeveri proevropiane në Austri
Presidenti i Komisionit Evropian Jean – Claud Juncker i ka bërë thirrje shefit të diplomacisë austriake dhe liderit të Partisë Popullore Austriake (OVP) Sebastian Kurz që si fitues i zgjedhjeve të djeshme parlamentare të formojë Qeveri proevropiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Juncker uroi Kurz-in për fitoren në zgjedhje, por edhe e paralajmëroi se tani ka përgjegjësi të madhe për të ardhmen e Austrisë dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.