Borisov: Maqedonia zbatoi zgjedhje të suksesshme, korrekte dhe demokratike
Organizimi i zgjedhjeve krijuan kushte ku qytetarët mundën lirshëm, në bazë të vullnetit politik personal ta japin votën e tyre për opsionin politik sipas zgjedhjes së tyre, theksoi sot kryeministri i Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov në bisedën telefonike me kryetarin e Maqedonisë Zoran Zaev.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Borisov Zaevit ia ka uruar zbatimin me sukses të zgjedhjeve lokale dhe e ka porositur se Bullgaria mbetet edhe më tej konsekuente në mbështetjen për politikat e Qeverisë së re të Maqedonisë. Borisov ka shfaqur shpresë dhe pritje për anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.