Dauti: Ishim të vetmuar, Aleanca dhe BESA e kishin VMRO-DPMNE-në

“Më  lejoni të  falënderoj të  gjithë  ata që  me votën e tyre votuan Partinë Demokratike Shqiptare, që  janë  diku rreth mbi 22.000 mijë votues në  nivel republikan, e që me votën e tyre e mbajnë  gjallë  këtë  ide dhe këtë  përcaktim”, tha kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti.

“Në  këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar për dallim nga partitë tjera shqiptare që  kanë  pasur koalicione me partitë tjera maqedonase. Ndoshta koalicioni i partisë  në  pushtet nuk është  i çuditshëm pasi që koalicioni BDI-LSDM ishte publik, transparent dhe i paralajmëruar, ndërsa koalicioni i fshehtë  i BESË-s dhe Aleancës me VMRO-në në komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Dauti.

Ai tha se këto koalicione opinion ka mundësi t’i shohë “mjafton të  shikojmë  rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, dhe Negotin-Vrapçisht ku duket qartazi bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe VMRO-së”.

“Po ashtu nëse i shohim rezultatet në komunat: Brvenicë, Tetovë, Tearcë, Saraj, dhe Çair, duket qartë  koalicioni BESA – VMRO. Edhe një herë falënderojmë të gjithë votuesit për mbështetjen, rezultati për ne është  solid dhe ne do të  vazhdojmë  të  luftojmë  për këto vlera që  afirmojnë  çështjen shqiptare”, tha Dauti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button