Zaev-Markoviq: Bashkëpunim i domosdoshëm për zhvillim dhe përparim të Rajonit

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë, të mësojnë që në mënyrë të pavarur të marrin vendime dhe t’i zbatojnë, vetë t’i zgjidhin çështjet në vendet e tyre, por edhe moskuptimet e ndërsjella. Në këtë mënyrë edhe partnerët evropian më shumë do t’i vlerësojnë. Në këtë drejtim Maqedonia dhe Mali i Zi janë shembull për vende miqësore, pa çështje të hapura, të gatshme të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve.

Këto janë porositë që i drejtuan sot kryeministri i Maqedonisë dhe i Malit të Zi Zoran Zaev dhe Dushan Markoviq pas takimit të tyre në Shkup.

Mali i Zi, tha Markoviq, është i gatshëm ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s, por dhe t’i ndajë përvojat nga negociatat për anëtarësim në BE. Shpreson, se Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e Aleancës.

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, konsideron ai, tregojnë se ka një praktikë të re mes liderëve në rajon në interes të vendeve të tyre. Komunikimi i drejtpërdrejtë mes tyre, potencon është mënyra më e rëndësishme për tejkalimin e të gjitha pengesave dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira në të gjitha fushat.

“Ky është takimi i pestë në katër-pesë muajt e fundit nga Brukseli, Trieste, Podgoricë, Durrës dhe tani në Shkup. Zbatojmë praktikë të re për liderët e Ballkanit në bisedime dhe dialog të drejtpërdrejtë për të mirën e të gjithëve”, tha Markoviq.

Në këtë mënyrë do të konfirmohet përkushtimi i vizionit euroatlantik i tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal do t’i bëjë më konkurruese, do të mundësojë përparim, të ekonomive të tyre dhe do t’i bëjë të barabarta me të tjerat.

Kryeministri i Maqedonisë pajtohet me qëndrimin se nevojitet bashkëpunim rajonal i cili, siç tha, duhet të jetë përparësi dhe shkak për të cilin më shumë vende të rajonit do të jenë të respektuara nga partnerët e tyre.

“Bashkërisht duhet të punojmë në përmbushjen e kushteve të cilat i kërkon Evropa prej nesh me qëllim që ta rrisim tregun ekonomik dhe të kthehet vëmendja e kompanive të mëdha botërore dhe evropiane drejt shtetit tonë”, tha kryeministri.

Të dy kryeministrat janë dakord me qëndrimin se koha e nacionalizmit ka kaluar, siç ka kaluar edhe koha për ndarje. Vendet e rajonit, konsiderojnë duhet të fokusohen në projekte reale, në zhvillimin e ekonomisë, për bashkëpunim, si gjërat që do t’i lëvizë përpara dhe do të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Të dy kryeministrat kanë biseduar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh edhe në fushat e arsimit, kulturës, turizmit, shkencës, ndërsa do të kërkohet edhe model për vendosjen e linjës ajrore për këmbim të rritur turistik dhe bashkëpunim të biznesit. Janë dakorduar takimet në nivel më të lartë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryeministri malazez paralajmëroi një sërë takimesh dypalëshe dhe vizita të shpeshtuara në nivel të lartë. Në atë kontekst, tha në nëntor ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Malit të Zi do të vijnë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button