PTHP: Gjashtë lëndë me dyshim të konfirmuar për vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor

Në Prokuroritë Themelore Publike në Maqedoni deri në përfundimin e ditës zgjedhore po veprohet në gjashtë ngjarje kundërvajtëse-juridike, prej të cilave një në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, dy në Prokurorinë Themelore Publike Koçani dhe tre në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Prokuroria vepron në to për shkak të ekzistimit të konfirmuar të dyshimit themelor se janë kryer vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor.

Gjatë këtyre procedurave parahetuese, të cilat po udhëhiqen në prokuroritë, ndërmerren veprime për grumbullimin e dëshmive verbale dhe materiale për kompletimin e lëndëve dhe miratimin e vendimeve  të prokurorisë publike për veprim të mëtejshëm. Veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat kanë të bëjnë për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, për keqpërdorim të së drejtës votuese dhe për mashtrime zgjedhore.

Prokuroritë themelore publike në Republikën e Maqedonisë, po ashtu, veprojnë edhe për shtatë ngjarje të tjera, për të cilat prokuroritë publike kanë marrë njoftime nga Ministria e Punëve të Brendshme ose denoncime nga qytetarë dhe institucione të tjera kompetente, e ku tani për tani ka vetëm bazë për dyshim se ka elemente të veprave të kryera penale.

“Gjatë ditës zgjedhore, në prokuroritë themelore publike, si dhe në Komisionin për ndjekjen e parregullsive zgjedhore dhe përmes adresës elektronike [email protected] kanë arritur njoftime të shumta . Në pjesën më të madhe të njoftimeve të arritura nuk janë konfirmuar elemente të veprave të kryera penale për të cilat ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare dhe të cilat janë paraparë në Kapitullin 16 nga Kodi penal”, deklaroi kryetari i Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore, prokurori publik, Xhelal Bajrami.

Për njoftimet e tjera, tha ai, prokurorët publikë ndërmarrin veprime në procedurën parahetuese që të konfirmojë ekzistimin e veprës  penale dhe autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button