Problemet teknike, nis nga e para lotaria amerikane

Regjistrimet për lotarinë amerikane do të nisin nga e para, bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, ambasada bën të ditur se kjo ndodh për shkak të problemeve teknike, njofton Top Channel.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button