Bulc: Bashkëpunimi i rajonit është vendimtar për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ballkani Perëndimor ka më shumë mundësi që të hyjë në Bashkimin Evropian në krahasim me dhjetë vitet e kaluara, tha eurokomisarja e Transportit, Violeta Bulc, e cila mbajti fjalim në “Samitin e 100” për liderë të biznesit në evropë që mbahet në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se BE ka strategji për zgjerim dhe ajo duhet të jetë motivi më i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Samiti i 100 ka rol të madh për rajonin për lidhjen e shteteve. Bëni një platformë të vetme ku do t’i bashkoni politikanët dhe biznesmenët, vendosni prioritetet dhe punoni për to. Rezultatet do të jenë të pashmangshme. Silleni si të jeni anëtarë të BE-së”, tha Bulc.

Eurokomisarja e Transportit foli për rëndësinë e transportit dhe të infrastrukturës. Në atë këndvështrim ajo theksoi se qëllimi i BE-së është dekarbonizimi, gjegjësisht ulja e ndotjes së ajrit me dioksid kardoni. Paralajmëroi se në BE në nëntor do të miratohen nëntë ligje në lidhje me transportin dhe ndotjen.

Shteteve të rajonit ajo u porositi të krijojnë udhëtim më efikas publik sepse, siç tha, shtetet e njerëzit e pasur e shfrytëzojnë transportin publik.

“Humbim mijëra jetë dhe fonde për shkak ndotjes së ajrit. Në BE harxhohen nga 20 milion euro në vit si rezultat i pasojave negative të ndotjes”, tha Bulc.

Ajo porositi se shtetet e rajonit të investojnë në elektrifikë para se të hyjnë në BE, sepse kjo temë nuk njeh kufij.

Energjia e gjelbër, gjegjësisht elektrifika e rajonit, e njohur edhe si “Edison projek”, është një ndër temat kryesore të këtij samiti që mbahet sot dhe nesër për herë të parë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button