Balotazhi me Ibrahimin, Ganiu: Do të fitoj në rrethin e dytë zgjedhor

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Çairit, Visar Ganiu duke komentuar për Portalb.mk, procesin e djeshëm zgjedhor e vlerësoi si fer e demokratik dhe shprehu bindjen se me përkrahjen e partive tjera do të jetë fitues i balotazhi zgjedhor.

“Është e rëndësishme që zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë fer dhe demokratike, nuk ka pasur ndonjë situatë të paligjshme dhe kryesishkanë qenë të qeta. Në rrethin e parë ne jemi me epërsi të dukshme por që duhet të kemi parasysh se në rrethin e dytë tash jemi vetëm dy kandidatë gjë e cila tregon se ata që kanë pasur simpati dhe kanë votuar për kandidatët që tashmë nuk janë në garë, në rrethin e dytë do të kenë opsion për votuar ndërmjet dy kandidatëve. Jam i bindur se unë do të jem fituesi në balotazh sepse  kam programin me të cilin garoj, kurse kundërshtari nuk e ka publikuar ende programin”, tha Ganiu.

Meqë BDI në Çair në rrethin e parë zgjedhor gëzoi përkrahjen e partisë bashkëqeverisëse, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Ganiu beson se përkrahja ndaj tyre në rrethin e dytë zgjedhor do të ketë rritje.

“Presim që në rrethin e dytë zgjedhor të kemi përkrahjen edhe të partive të cilat kandiduan në rrethin e parë zgjedhor. Krahas prej partive, unë pres përkrahje edhe të qytetarëve të cilët në rrethin e parë zgjedhor nuk përkrahën apo ishin të papërcaktuar për ndonjërin prej nesh. Te këta të fundit presim të kemi simpati më shumë”, tha për Portalb.mk, Ganiu.

Përndryshe, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale 2017, u pa se në komunën e Çariti në balotazh do të jenë kandidati i BDI-së, Visar Ganiu i cili mori 11.413 vota apo 39.14% kurse i dyti me radhë, me të cilin do të jetë në balotazh në zgjedhjet e 29 tetorit është kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për të cilin votuan 9.842 qytetarë apo 33.76% e tyre.

asda

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button