Xhaferi: institucionet ndërrmorën të gjitha masat për zbardhjen e incidenteve

Zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto ka takuar numrin dy të qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferi. Bashkëpunimi në mes dy vendeve, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, kordinimi i aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar kanë qenë temat për të cilat kanë biseduar dy zëvendëskryeministrat.

Në këtë takim dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se bashkëpunimi në mes dy vendeve është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen.

‘Së bashku me z. Xhaferri koordinuam aktivitetet në lidhje me shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë me të cilin dëshirojmë të tregojmë gjithë botës se populli shqiptarë është popull konstruktiv dhe paqedashës dhe në të ardhmen do të intensifikojmë marrëdhëniet tona”, tha ministri Haxhinasto.

Xhaferi deklaroi se me shefin e diplomacisë  shqiptare kanë biseduar për të gjitha temat në interes të dy vendeve, siç janë çështja e kalimin e kufirit nga shtetasit e dy vendeve vetëm me letërnjoftime, çështjen e patentës së vozitjes që do të jetë në funksion të lehtësimit të turizmit, infrastrukturën dhe energjetikën. 

‘Biseduam edhe për ndodhit e fundit në Maqedoni duke konstatuar se këto incidente nuk kanë prapavijë politike dhe institucionet i kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e tyre. Folëm për Marrëveshjen e Ohrit si dokument themelor i sistemit politik, pjesë e Kushtetutës dhe kriter për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike. Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe koordinimi aktiviteteve në lidhje me shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit dhe gjithë aktivitetet pritet të përfundojnë kah fundi i vitit’, deklaroi Xhaferri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button