Debakël i VMRO-DPMNE-së, humbi mbi 123.000 vota

Opozitarja VMRO-DPMNE ka përjetuar debakël në zgjedhjet lokale të shtatat me radhë. Partia ka humbur edhe ato komuna të cilat njihen si bastione tradicionale. Fitues absolut i zgjedhjeve është partia qeverisëse, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e cila në rrethin e parë zgjedhor fitoi në 40 komuna, njofton Portalb.mk.

LEXO: Ja çfarë thotë Zoran Zaev për rezultatet e zgjedhjeve lokale (VIDEO)

VMRO-DPMNE ka fituar komunën e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Zërnovsit, Çeshinovës- Oblleshevo dhe Probishtip. Partia e Gruevskit udhëheqë edhe në Shtip për 1% më shumë, në Kavadar dhe Novaci.

Për Qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov udhëheq me 50,7 për qind në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski me 35,99 për qind.

Ka humbur nga komunat e Shkupit, ku LSDM-ja në Gjorçe Petrov udhëheq me 53,71 dhe në Karposh me 58,08 për qind, ndërsa në Aerodrom me 51,84 para VMRO-DPMNE-së e cila ka fituar 44,17, në Butel me 49,12, në Gazi Babë 47,82 para VMRO-DPMNE-së me 44,38 për qind, në Kisella Vodë me 49,36 para VMRO-DPMNE-së me 45,56. Në Qendër nga 89,74 për qind të votave të përpunuara udhëheq kandidati i LSDM-së me 63,58 përkundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së me 28,63 për qind.

VMRO-DPMNE ka humbur mbi 123.000 vota

Partia në pushtet LSDM mbrëmë në zgjedhjet lokale ka marrë gjithsej 414.088 vota, apo 83.049 vota më shumë se partia opozitare VMRO-DPMNE, kështu tregojnë të dhënat e KSHZ-së në bazë të numrave të votave për lista të këshilltarëve, njofton Portalb.mk.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, del se LSDM ka 22.899 vota më pak, ndërkaq nga ana tjetër ka rënie të madhe në VMRO-DPMNE, e cila në këto zgjedhje mori 331.039 vota ose 123.538 vota më pak se zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor.

LEXO MË SHUMË:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button