LSDM-ja shpalli fitore në më shumë se 40 komuna

LSDM-ja sonte shpalli fitore në më shumë se 40 komuna.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LSDM-së Mile  Zeçeviq, në konferencë shtypi tha se me këtë fitore, LDSM dhe koalicioni “Jetë për Maqedoninë” do të rrumbullakësojnë ndryshimet në vend.

“Kjo ditë është një festë për demokraci dhe një shembull i shprehjes paqësore dhe të lirë të çdo zëri të qytetarëve. Kështu duhet Maqedonia kur votohet lirisht dhe në mënyrë demokratike, pa presione”, tha Zeçeviq.

Shprehu falënderim për qytetarët, partitë politike që morën pjesë në procesin zgjedhor, si dhe të gjitha institucionet që mundësuan mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte.

Zeçeviç u bëri thirrje qytetarëve para qeverisë për të festuar fitoren ku do të pritet të drejtohet presidenti i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Шилегов 2

Kandidati për kryetar nga LSDM-ja për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov duke u drejtuar në pres konferencën e sotme tha se nga sot Shkupi dhe komunat e tjera i kthehen qytetarëve.

“Qytetarët e Shkupit dhe të Maqedonisë na treguan se i ka ardhur fundi qeverisjes së deritanishme të VMRO-DPMNE-së edhe pse mund të shpresojmë në fitore në raundin e parë në Shkup, megjithatë, rezultatet ende nuk janë të qarta deri në fund, por megjithatë kjo është një fitore e madhe për Shkupin, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button