CIVIL: Patëm zgjedhje të lira, probleme në punë e administratës zgjedhore

Organizata civile CIVIL vlerësoi se zgjedhjet e sotme lokale kanë qenë të lira me numër të madh të parregullsive më të vogla dhe një sërë problemesh të cilat kanë të bëjnë me punën e administratës zgjedhore, respektivisht, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhorë.

“Pesëdhjetë e gjashtë për qind e raporteve të cilët kanë arritur në CIVIL i përkasin problemeve të shkaktuara nga mosnjohja e procedurave, por edhe nga sjellja problematike e një pjese të këshillave zgjedhorë”, tha sonte në konferencën për shtyp kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla.

Mbi 50 raporte tregojnë në atë se në blloqet kanë qenë të përziera fletëvotimet, se fletëvotimet në një ose në një njësit tjetër zgjedhor u takonin edhe disave nga komunat tjera. Ka pasur edhe raste kur kutitë për persona me nevoja të veçanta nuk janë vendosur në vende përkatëse.

Nga CIVIL informojnë edhe për dy raste të ryshfetit të votuesve në fshatin Jurumleri në Komunën e Gazi Babës dhe në lagjen Bair të Manastirit, ku ka pasur edhe zënkë verbale mes anëtarëve të organizatës “Dil të votosh” dhe një grupi qytetarësh në lagjen Bair të Manastirit. Është regjistruar edhe agjitim gjatë heshtjes zgjedhore të vëzhguesve të BDI-së në Kumanovë, si dhe incident gjatë numërimit të votave në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, ku vëzhguesit e BESË-s kanë trokitur në derë dhe kanë kërkuar që të marrin pjesë në numërimin e votave edhe pse nuk kanë pasur autorizim.

Sipas Derallës, pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, është fakt se administrata zgjedhore me të vërtetë ka shumë punë para vetes edhe në pjesën e Listës zgjedhore. Siç tha, mbi 150 qytetarë nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit. “KSHZ edhe pas zgjedhjeve në vitin 2016, kundrejt faktit se ka ingerenca më të larta nga cilado përbërje sërish dështoi. Përgjegjësit në këtë institucion duhet të mendojnë çka kanë bërë, çka bëjnë dhe çka mendojnë të bëjnë së shpejti sepse kemi rreth të dytë zgjedhor dhe procese tjera zgjedhore”, tha Deralla.

Informacione të hollësishme për të gjitha parregullsitë nga CIVIL paralajmëruan se do të publikojnë gjatë ditës së nesërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button