Kasami: Ne jemi fitues të votës shqiptare (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në pres konferencën e kësaj partie theksoi se kjo parti është fituesja e votës shqiptare.

“Ne jemi këtu të deklarojmë se ne jemi fitues në kampin e partive politike shqiptare. Duke marrë parasysh që BDI ishte në koalicion me LSDM, i bie që Besa është e para me votat e shqiptarëve në Maqedoni. Ne jemi rritur dyfish me vota andaj kjo na bën partia më e madhe shqiptare në Maqedoni. Në shumicën e komunave shqiptarëve Besa shkon në balotazh dhe kjo na bën parti serioze që t’i fitojmë të gjitha këto komuna. Votat e numëruara sigurt shkojmë në rrethin e dytë Likov, Çair, Saraj Zhelinë, Tetovë, Studeniçan dhe Tearcë. Kërçova nuk është fituar në sajë të një partie shqiptare, por është sukses i përbashkët kombëtar. Besa ka vota rezervë shqiptare me të cilat shkon në balotazh. BDI mund të fitojë më shumë me votat e VMRO-së, me vota të shqiptarëve në jemi fitues. Shihemi në fitoren e madhe të 29 tetorit”, deklaroi Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button