LSDM është në epërsi në komunat Karposh, Qendër, Haraçinë, Kumanovë…

Kandidatët e LSDM-së po kryesojnë kundrejt kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në komunat Karposh, Qendër, Veles, Strumicë, Zelenikovë, Gjevgjeli, bëhet e ditur sipas infromacioneve jozyrtare partiake.

Sipas shtabit zgjedhoir të LSDM-së në Karposh, kandidati për kryetar komune nga kualicioni i udhëhequr nga LSDM, Stefan Bogoev, është në epërsi ndaj kryetarit aktual të komunës, Stevçe Jakimovski nga kualicioni i VMPRO-DPMNE-së. Dallimi mes votave është 2,5:1 nga votat e numëruara deri më tani.

Jozyrtarisht, kandidati i LSDM-së në Kumanovë, Maksim Dimitrievski i ka fituar zgjedhjet që në raundin e parë. Po të njejtat informacione qarkullojnë edhe për kandidaten shqiptare nga radhët e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikije Halimi, e cila thuhet se ka siguruar fitoren në këtë komunë që në raundin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button