LSDM: Zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike (VIDEO)

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sonte vlerësoi se dita e zgjedhjeve ka kaluar në një atmosferë të qetë,  demokratike dhe dinjitoze, ndërsa qytetarët kanë votuar lirshëm dhe pa presione.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Kiracovski në pres konferencë pas mbylljes së vendvotimeve shfaqi pritje se të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, pa dallim të rezultatit zgjedhor, me sjelljen e tyre do të kontribuojnë të mbahet atmosferë korrekte dhe demokratike deri në fund.

“Jam i bindur se rezultatet do ta konfirmojnë vendimin e qytetarëve për ndryshime serioze në vend që çojnë drejt jetës në Maqedoni. Sonte fiton Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, tha Kiracovski.

Paralajmëroi se rezultatet paraprake do t’i shpallin në mënyrë të pjesshme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me spekulime se VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk do t’i pranojë rezultatet zgjedhore, Kiracovski theksoi se nëse VMRO-DPMNE ka pasur çfarëdo qoftë indikacionesh është dashur deri tani t’i bëjë të ditur.

“Republika e Maqedonisë pas një dekade pati zgjedhje korrekte, të rregullta dhe demokratike. Nëse VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski kanë pasur çfarëdo qoftë indikacionesh deri më tani, është dashur t’i kumtojnë, ndërsa për vendimin e tyre individual nëse do t’i pranojnë zgjedhjet, ua lëmë atyre”, theksoi Kiracovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button