Ahmeti: BDI garanton fitore në Kërçovë (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti konferencë për shtyp për të informuar rreth të dhënave të fundit, njofton Portalb.mk.

Fjalimin e mbajti lideri Ali Ahmeti i cili garantoi fitore të partisë në Kërçovë ku fitues është kandidati Fatmir Dehari, ai gjithashtu shpalli fitore edhe në Komunën e Pllasnicës me Ismail Jahoskin.

“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI. Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati i 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do t’i kumtojmë në takimin e ardhshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button