MPB: Tentim për sulm fizik në Sedllarevë të Epërme dhe fotografim të fletëvotimeve

 Ministria e Punëve të Brendshme informon se pasdite gjatë zgjedhjeve lokale është regjistruar tentim për sulm fizik midis një votuesi dhe anëtari të këshillit zgjedhor, tetë raste për fotografim të fletëvotimeve dhe dy votime në emër të tjetër kujt.

Sipas kumtesës nga MPB-ja, pasdite në orën 15:25 në vendvotimin 2025 në fshatin Sedllarevë e Epërme, në rajonin e Tetovës, është regjistruar tentim për sulm fizik midis një votuesi dhe anëtari të këshillit zgjedhor. I.M. (71) nga Sedllarë e Epërme, ka ardhur të votojë dhe pasi e ka treguar letërnjoftimin në atë moment S.S. (34) anëtar i këshillit zgjedhor, për shkak të marrëdhënieve të prishura të ndërsjella, ia ka hedhur letërnjoftimin pas çka I.M. fizikisht e ka sulmuar. Për këtë është njoftuar policia, ndërsa I.M. është arrestuar.

Gjithashtu, kumtoi MPB-ja, janë evidentuar tetë paraqitje për fotografimin e fletëvotimit, nga të cilët janë zbardhur shtatë raste gjegjësisht shtatë persona janë arrestuar, nga të cilët katër në Shkup: D.S. (në vendvotimin në SHF ‘Gjorçe Petrov’); S.A. (vendvotimi në SHF ’26 Korriku’); Xh.D. (vendvotimi në SHF ‘Petar Zdravkovski Penko’) dhe D.D. (vendvotimi në SHF ‘Gjorgji Dimitrov’); dy persona në Ohër – D.T. (vendvotimi në lagjen Leskovec) dhe S.A. (vendvotimi në shkollën e muzikës) dhe edhe një person E.A. (në vendvotimin në SHF ‘Kemal Ataturk’) në Zhupë. Kundër këtyre personave do të parashtrohen parashtresa adekuate.

MPB-ja informon edhe se janë arrestuar dy persona, në vendvotimin në Mirkovci të Shkupit dhe në vendvotimin në Kavadar. Në rastin e parë një person ka votuar në emër të nënës së tij (ajo në mënyrë shtesë është thirrur në bisedë në Mirkovci), ndërsa në Kavadar, një person ka votuar në emër të bashkëshortes së tij, ku nga PTHP Kavadar ngjarja është vlerësuar si vepër penale “keqpërdorim i të drejtës zgjedhore” (sipas nenit 161 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button