Ja sa është numri i votuesve në Ohër, Strugë dhe Debërcë deri në orën 17:00

Procesi zgjedhor në të gjitha 89 vendvotimet në territorin e Komunës së Ohrit zhvillohet pa pengesa, pa parregullsi, ndërsa nga ora 17 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 52,9 për qind e votuesve.

Në Strugë në vendvotime janë paraqitur dhe kanë votuar 42,1 për qind e votuesve me të drejtë vote. Nga KKZ komunikuan se deri te ata nuk kanë arritur kurrfarë informacionesh për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Sa i përket vetë procesit zgjedhor, pa pengesa ai është realizuar edhe në komunën Debërc, ku përfundimisht me orën 17 kanë votuar 57 për qind e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button