Dalja e votuevse deri në orën 17:00, ja krahasimi me vitin 2013 (FOTO)

Në Maqedoni sot u mbajtën zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit ku qytetarët zgjodhën kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

U votua në 3.480 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote patën 1.814.644 votues të cilët u deklaruan për 260 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.627 kandidatë të 372 listave për anëtarë të këshillit.

Në orën 19:00 u mbyllen të gjitha vendvotimet. Deri në orën 17:00 kanë votuar gjithësej 49,02%.

Portalb.mk  bëri krahasimin e numrit e votuesve (sipas KSHZ-s) të dalë deri në orën 17:00 në Komunat me shumicë shqiptare me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sipas tabelës mund të shihet se numri i votuesve,  deri në orën shtatëmbëdhjetë në të gjitha komunat dalja në zgjedhje është më e zbehtë se në vitin 2013 edhe pse numri i votuesve të regjistruar është më i lartë.

Për të parë krahasimin shihni tabelën:

cats 17

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button