Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Gostivarit, Arben Taravari (VIDEO)

Të gjithë kandidatët kanë nënshkruar kod për zgjedhje të lira dhe të drejta, këtë duhet ta respektojmë. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Gostivarit, Arben Taravari nga partia Aleanca për Shqiptarët, pas votimit në Gostivar, njofton Portalb.mk.

“Votuam, e shfrytëzuam të drejtën dhe obligimin qytetar. Njëherë në katër vjet kemi mundësi që ta zgjedhim njeriun e parë të qytetit. Kjo është përgjegjësi e madhe për çdo qytetar, këtu vendoset e ardhmja e familjeve tona, fëmijëve, qytetit tonë. Mesazhi im është që qytetarët ta mbajnë qetësinë, votimet të jenë korrekte, ti lejojmë njerëzit ashtu si duan dhe si mendojnë. Dëgjoj se ka presione nga ekipi i kryetarit në ikje, shpresoj që edhe ai të kuptojë që çdo gjë është e ndryshueshme dhe është koha që të shkojë dhe të lejojë që këto presione mos përsëriten. “ tha Taravari, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button