Parregullsi zgjedhore në Gostivar, Çair, Saraj dhe Butel

Lëvizja Besa në konferencën për media që u mbajt në ora 16:00 ka njoftuar se janë bërë përpjekje që të dëmtohet procesi zgjedhor në Komunën e Gostivarit, Sarajit, Çairit dhe Butelit, raporton Portalb.mk.

“Lëvizja Besa ka bërë përpjekje që të mbyll dy vendvotime në Gostivar e cila duke ndjerë humbjen vazhdon të krijojë incidente  dhe probleme të ndryshme që kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor. Deri më tani është regjistruar incidenti, mbyllja e dy vendvotimeve në Gostivar, kërcënimet e disa vëzhguesve dhe tentimi për të blerë vota në Komunën e Sarajit. Parregullësi në disa vendvotime në Komunën e Butelit, përpjekje për krijimin e incidenteve në Komunën e Çairit, megjithatë reagimi i organeve të vendit ka treguar se nuk do të lejohet dëmtimi i këtij procesi zgjedhor. Kemi edhe informata të sakta se është bërë përpjekje edhe të krijohen grupe kriminale të një partie e cila kësaj radhe ka hasur në rezistencë të qytetarëve, duke iu përgjigjur pozitivisht daljes në votim. Kushdo që do të qëndrojë në shtëpi dhe nuk voton duhet të dijë se është treguar i pandjeshëm ndaj të ardhmes së tij dhe fëmijëve të vet”, njoftuan nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button