Disa denoncime në Prokurorinë Publike për parregullsi zgjedhore

Disa denoncime për parregullsi zgjedhore janë dorëzuar në prokuroritë publike themelore, kumtoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesë sqarojnë se prokuroritë publike themelore janë duke ndërmarrë veprime për këto denoncime në drejtim të përcaktimit të fakteve për ekzistimin e elementeve të veprave të kryera penale të paraparë në Kapitullin 16 të Kodit penal – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë informoi se është duke i ndjekur të gjitha ngjarjet gjatë procesit zgjedhor edhe sot gjatë votitmit.

Theksojnë se në të gjitha prokuroritë publike në Republikën e Maqedonisë, krahas kujdestarive të rregullta, janë organizuar edhe kudjestari plotësuese prej prokurorëve publik me qëllim që në mënyrë urgjente të veprohet për lëndë të cilat lidhen me procesin zgjedhor.

Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, siç theksojnë, vazhdon ta koordinojë punën e prokurorive publike lidhur me zbulimin dhe përndjekjen e autorëve të veprave penale lidhur me zgjedhjet, me ç’rast në vazhdimësi opinioni do të njoftohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button