fbpx

MOST regjistroi parregullsi gjatë votimit

Vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST në votimin e sotëm në zgjedhje kanë regjistruar shumë mosrespektime të procedurës së votimit nga ana e këshilleve zgjedhore, probleme me materialin zgjedhor, probleme të shkaktuara nga persona të paautorizuar, mosrespektim të procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit.

Këtë e kumtoi në konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i MOST, Darko Aleksov.

Mosrespektim të procedurës së votimit nga ana e këshilleve zgjedhore, Aleksov i theksoi në vendvotimin 0001 në komunën e Berovës, ku janë shqyer 5 fletëvotime së bashku me numrin serik. KZ ka bërë procesverbal për këtë dhe votimi ka vazhduar.

Në vendvotimin 2753 në komunën e Aerodromit, pothuajse 60 votuesve u janë dhënë fletëvotime së bashku me numrin serik. Pas reagimit të njërit prej votuesve, KZ ka filluar t’i shqyejë fletëvotimet pa numrin serik. Në mënyrë shtesë, kryetari i KZ-së nuk ka bashkëpunuar me vëzhguesin e MOST-it.

Në vendvotimin 0866 në fshatin Mojanc, komuna e Koçanit, janë regjistruar tre raste të votimit familjar në të cilat janë keqpërdorur gjashtë vota. Këshilli zgjedhor nuk ka reaguar.

Në vendvotimin 2273 në komunën e Shtipit, shtatë votues nuk janë kontrolluar me UV llambën. Në mënyrë shtesë, KZ i lexon me zë emrat e votuesve.

Në vendvotimin 1375 në komunën e Prilepit, një votues nuk ka mundur të votojë sepse në listën zgjedhore veç më ka pasur nënshkrim në vendin e tij. Pasi votuesi është larguar KZ se një votues tjetër me emër të ngjashëm gabimisht është nënshkruar në vendin e tij. KZ nuk ka bërë regjistrim për këtë.

Në vendvotimin 2653, në Bardovc në komunën e Karposhit, katër votues nuk janë kontrolluar me UV llambën.

Në vendvotimin 2715 në komunën e Aerodromit, një votues është spërkatur me spërkatësin e tejdukshëm para se të kontrollohet në listën zgjedhore, Votuesi nuk ka qenë në Listën zgjedhore sepse nuk ka votuar në atë vendvotim, dhe KZ nuk i ka lejuar të votojë. Votuesi ka shkuar në vendvotimin ku është dashur të votojë, por KZ i atjeshëm nuk i ka lejuar të votojë.

Në vendvotimin 2699, komuna e Aerodromit, te kutitë e votimit është gjetur një fletë e votuar e cila nuk ishte palosur. Pasi KZ e ka vërejtur, e ka shpallur të pavlefshme dhe e ka lënë te fletët e pashfrytëzuara, sepse nuk kanë pasur zarfe të veçanta për ta paketuar.

Në vendvotimin 2902 në komunën e Çairit, një votuesi i është dhënë një fletë më shumë sepse kishin qenë të ngjitura njëra me tjetrën. KZ kërkoi instruksion nga KSHZ-ja pas çka fleta është lënë në një zarf të veçantë.

Në vendvotimin 2645, komuna e Karposhit, një votuesi i janë dhënë 2 fleta për zgjedhje të kryetarit të Qytetit të Shkupit pas çka ka reaguar te  KZ, i cili pas kontrollit ka vërejtur se mungojnë dy fletë për kryetar komune dhe dy fletë për kryetar të Qytetit të Shkupit. Votimi është ndërprerë, është thirrë kryetari i KZK Karposh dhe policia dhe është bërë regjistrim.

Në lidhje me problemet e regjistruara me materialin zgjedhor, Aleksov theksoi se në vendvotimin 1718 në komunën e Strumicë, në bllokun me fletëvotime për kryetar komune ka pasur fletë për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe këshillit të komunës Veles. Votimi është ndërprerë 15 minuta.

Në vendvotimin 2581/1 në Komunën e Gjorçe Petrovit votimi është ndërprerë 1 orë e 45 minuta për shkak se në fletëvotimet për zgjedhjen e kryetarit ka pasur edhe fleta për zgjedhjen e këshillit. KK do ta vazhdojë votimin për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja.

Në vendvotimin 0962 në fshatin Zhidillovë, Komuna e Kriva Pallankës, votimi është ndërprerë në një periudhë për 15 minutash për shkak se llambat UV nuk kanë punuar.

Në vendvotimet në SHF “Braqa Milladinovci” në komunën e Aerodromit ka probleme me funksionin  e llambave UV.

Sa i takon modelit me alfabetin e Brajtit, Aleksov tha se në Komunën e Tetovës dhe në Komunën e Bogovinjës vendvotimet nuk kanë marrë kurrfarë modeli.

Për problemet e shkaktuara nga persona të paautorizuar tha se në vendvotimin 828 dhe 828/1, në fshatin Greshnicë, Komuna e Kërçovës një aktivist partiak edhe me 2-3 persona të paautorizuar agjitojnë në objektin para hapësirave në të cilat janë vendosur vendvotimet.

Në vendvotimin 1455 në Komunën e Prilepit, ka pasur zënkë verbale mes aktivistëve të partive politike. Ka reaguar policia dhe e ka qetësuar situatën.

Në vendvotimin 1471, në fshatin Debresht, Komuna e Dollnenit ka pasur prezencë të personave të paautorizuar para vendvotimit. Policia ka reaguar dhe i ka larguar edhe para SHF “Petar Zdravkovski – Penko” ku ka pasur konflikt mes personave të paautorizuar. Policia me kohë ka reaguar dhe i ka larguar nga vendi.

Mosrespektim të procedurës së votimit dhe problemeve të shkaktuara nga votues janë regjistruar edhe në vendvotimin 1720/1, Komuna e Strumicës, një votues e ka fotografuar fletëvotimin, është thirrur policia, ndërsa fletëvotimi nuk është vënë në kuti. Në vendvotimin 2829, Komuna e Çairit, një votues i ka fotografuar fletëvotimet. KK ia ka marrë fletëvotimet dhe i ka shpallur të pavlefshme. Në vendvotimin 2728 në Komunën e Aerodromit, një votues ka harruar një fletëvotim pas paravanit, ndërsa në kuti ka vendosur tri fletëvotime. KK ka vërejtur se pas paravanit është lënë një fletëvotim, e ka thirrë KKZ-në, kanë bërë procesverbal, ndërsa fletëvotimin e kanë shpallur të pavlefshëm dhe e kanë vendosur në një zarf të veçantë. Për shkak të kësaj votimi është ndërprerë 15 minuta. Në vendvotimin 2686, Komuna e Aerodromit, një votues ka vendosur dy fletëvotime për zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit në një kuti votimi. KK i ka thirrë KKZ-në dhe policinë dhe kanë bërë procesverbal. Votimi është ndërprerë rreth 30 minuta, pas çfarë ka vazhduar. Në vendvotimin 0307, në Komunën e Vinicës, të paktën 10 persona pasi kanë votuar, para kutive të votimit i kanë hapur fletëvotimet që të shohin në cilin kuti votimi t’i vendosin dhe qartë është mundur të shihet për cilin kanë votuar.

Aleksov kumtoi se në rrethinën e SHF “Braqa Ramiz Hamid” në Komunën e Shuto Orizares, janë ndarë produkte ushqimore nga parti të ndryshme politike. Në mënyrë shtesë, është ngjitur material propagandues.

Nga MOST u bëjnë apel qytetarëve që parregullsitë në votim t’i denoncojnë në linjën telefonike falas 080 080 080.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button