Ja çfarë tha pas votimit kandidati i Çairit, Faruk Avdiu (FOTO)

Kandidati për kryetar të Çairit nga Aleanca për Shqiptarët, Faruk Avdiu pasi që kreu detyrimin e tij qytetar, votimin, u shpreh se pret që qytetarët e Çairit të votojnë për të, pasi që ai ka ofertë më reale, raporton Portalb.mk

“Unë si kandidat i Aleancës për Shqiptarët në Çair pres që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës, të votojnë për mua si kandidat i cili kam pasur një ofert më reale dhe duke pasur një fushatë ndryshe pa presione dhe pa tentim blerje votash. Mendoj se qytetarët e Çairit do dijnë të vlersojnë këtë risi në proces zgjedhor dhe me vet faktin se nuk iu kemi bërë presion presim që masovikisht të më votojnë mua. Pres që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike dhe të jetë një proces ku prej së cilës do vjen një kryetar i cili do punon për të mirën e gjithë qytetarëve dhe jo siç ka qenë në të kaluarën ku kryetari ka qenë vetëm për një grup të caktuar. Na priftë e mbara. Zoti i bekoftë shqiptarët”, tha Avdiu pas votimit të tij në Shkollën Fillore “Tefejyz” të Çairit.

Faruk Avdiu 1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button