Greqia ‘kërcënon’ sërish Shqipërinë me integrimin në BE: Respektoni minoritetin ose …

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, ka kërcënuar Shqipërinë duke i kërkuar që të respektojë të drejtat e minoritetit, referuar protestave për pronat në Himarë. Ai theksoi se me Shqipërinë duam të kemi marrëdhënie të mira, por e cilësoi sjelljen e Tiranës si aventurizëm ndërkombëtar.

“Me Shqipërinë duam gjithmonë të kemi marrëdhënie të mira, e mbështesim në procesin e anëtarësimit. Mirëpo, sjellje të aventurizmit ndërkombëtar si ato që po shohim së fundi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës janë sjellje të një shkeljeje brutale të të drejtave të njeriut dhe kjo po ndodh me minoritetet për të drejtën e pronës.

Shqipëria dëmton vetë procesin e anëtarësimit dhe kjo nuk është përgjegjësia jonë. Ne nuk do të rrimë duarkryq ndaj sjelljeve të tilla” deklaroi ai duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë ndryshime qëndrimesh në raport me Tiranën zyrtare.

Greqia ka reaguar disa herë për çështjen e minoritetit duke kërcënuar Shqipërinë, ndërsa në Himarë banorët janë ngritur disa herë në protestë për të kundërshtuar planin për shëtitoren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button