Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami (VIDEO)

“Qytetarët do të kenë mundësi që sot të bëjnë diferencën mes një të kaluare të menaxhimit të dështuar të pushtetit lokal dhe një të ardhme e cila premton se Tetova do të ketë rrugë të pastra dhe elementare, kushte të cilat i kanë qytetet e zhvilluara evropiane”, kjo ishte porosia e kandidatit të Lëvizjes BESA për Qytetin e Tetovës, Bilall Kasami, pasi që votoi bashkë me bashkëshorten e tij, raporton Portalb.mk.

20171015_102343

“Sot është një ditë e rëndësishme për Tetovën. Uroj që çdo gjë të kalojë pa ndonjë problem, edhe pse nga mëngjesi kemi informata se në disa vende tjera ka disa ekcese si në Çair, urojmë që organet e rendit ta bëjnë punën e tyre, që të mundësojnë qytetarëve që të votojnë sipas vullnetit të tyre që në fund të ditës të fitojë më i miri, të fitojë oferta më e mirë që qytetarëve të Tetovës, por dhe qytetarëve të komunave tjera të Maqedonisë një pushtet lokal i cili do të jetë në shërbim të tyre dhe do t’ua plotësojë nevojat të cilat duhet  t’i plotësojë pushteti lokal”, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button