“Most”: Në Shuto Orizarë janë ndarë gjësende ushqimore, në Çair një persoi fotografoi votën

Lëvizja Qytetare “Most” ka vërejtur disa incidente në vende të ndryshme të Maqedonisë që nisin nga përleshjet fizike, agjitimi për orientimin e votës dhe tentimi për shitblerje të votës. Siç theksoi Darko Aleksov nga kjo organizatë, në Shuto Orizarë janë ndarë gjësende ushqimore nga parti të ndryshme politike në këmbim për votë. Në mënyrë shtesë, janë ngjitur edhe pllakate propagandistike në afërsi të vendeve të votimit, raporton Televizioni SHENJA.

Në Çair, një qytetar është kapur duke fotografuar fletën e tij të votimit. Me të parë, komisionerët ia kanë marrë fletën dhe e kanë shpallur të pavlefshme.

Në fshatin Greshnicë të Kërçovës , një aktivist partiak me edhe dy-tre persona të tjerë, kanë bërë agjitim para vendvotimeve, respektivisht para derës së klasave ku është zhvilluar votimi.

Në Vinicë të paktën dhjetë persona, pasi që kanë votuar, janë afruar para kutive dhe i kanë hapur fletët duke pyetur se në cilën kuti duhet vendosur fletat, dhe me këtë gjest kanë shpalosur qartë opsionin që e kanë votuar dhe këto fletë janë shpallur si të pavlefshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button