Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Gostivarit, Shpat Iseini (VIDEO)

Banorët e Gostivarit kanë në dorë vendimin për atë se kush do ta drejtojë Gostivarin, ata sot duhet të votojnë. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Gostivarit, Shpat Iseini nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI), pas votimit në Gostivar, njofton Portalb.mk.

“Sot qytetarët e Komunës së Gostivarit e shfrytëzojnë të drejtën e votimit, ata kanë dy opsione: i pari, opsioni që dëshiron ta largojë këtë mjegull politike nga kjo komunë dhe sidomos nga Republika e Maqedonisë, dhe opsioni që e përfaqësoj unë është ai që do ta drejtojë Komunën e Gostivarit në një Komunë evropiane. Opsioni tjetër është ai që dëshiron të ngelë mjegulla politike në Komunën e Gostivarit. Qytetarët e Gostivari e kanë në dorë të vetë vendosmërinë se cilit do t’ia japin votën, pavarësisht se kujt i besojnë andaj ju bëj apel që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.” njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button