MPB: Shtatë tentime për blerje të votës

Procesi zgjedhor deri më tani po zhvillohet pa probleme të theksuara. Policia është në teren dhe po përcjell procesin, tha zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski.

Sipas tij ka pasur shtatë denoncime për tentim të blerjes së votës, dhe në 20 vendvotime është ndërprerë procesi i votimit nga arsye teknike dhe më pas ka filluar i njëjti të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Vetëm në shkollën fillore “Petar Zdravskovski Penko” në Butel ka pasur përleshje verbale, e cila sipas Angellovskit nuk ka të bëjë me zgjedhjet.

“Nëse qytetarët shohim çfarëdo parregullsie gjatë votimit, ta paraqesin atë në MPB, kurse partitë politike të përmbahen nga prishja e rendit dhe qetësisë”, tha Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button