Në Gostivar, deri në orën 10 në votim kanë dalë rreth pesë për qind e votuesve (VIDEO)

Sipas informacioneve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në komunën e Gostivarit deri në orën 10 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 3.982 persona (pesë për qind). Procesi zgjedhor në këtë komunë të Pollogut tani për tani zhvillohet pa vështirësi apo shkelje të procesit zgjedhor.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit janë gjithsej 79.569 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime.

Në komunën e Vrapçishtes në 39-të vendvotime kanë votuar 891 persona (3,5 për qind) prej gjithsej 25.377 votuesve të regjistruar.

Në komunën Mavrovë-Rostushë deri në orën 10 jehona e votimit është 511 persona (5,1 për qind), në komunën më të vogël sipas numrit në rajonin e Gostivarit në listën zgjedhore janë regjistruar 25.377 persona të cilët votojnë në 39 vendvotime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button