Votimi në zgjedhjet lokale filloi me kohë dhe po zhvillohet pa probleme

Në komunat në Maqedoni votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. tani për tani procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme.

“Të gjitha vendvotimet në të cilat Asociacioni qytetar MOST ka vëzhgues janë hapur. Vonesë është vërejtur në gjashtë vendvotime, ndërsa në pesë vendvotime vëzhguesit e MOST-it regjistruan parregullsi të vogla”, kumtoi MOST në konferencën për shtyp.

Shoqata qytetare CIVIL vlerësoi se dita zgjedhore ka filluar qetë me parregullsi më të vogla teknike.

Zgjedhjet e sotme lokale në Maqedoni por mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas Listës së mbyllur zgjedhore të Komisionit shtetëror zgjedhor, të drejtë vote në Zgjedhjet lokale 2017 kanë 1.814.644 votues në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button