Civil: Fillim i qetë i ditës zgjedhore me parregullsi më të vogla

Kemi fillim të mirë të qetë të ditës së zgjedhjeve, megjithatë i mbushur me një sërë parregullsi më të vogla gjegjësisht probleme teknike me të cilët ballafaqohen këshillat zgjedhorë, që është mungesë e gatishmërisë së mirë deri tani, theksoi mëngjesin e sotëm në konferencë për shtyp kryetari i shoqatës së qytetarëve Civil-Qendra për liri, Xhabir Deralla.

Theksoi se gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar mbi 20 raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore edhe atë në Veles, Resnjë, Shlup, Shtip, Tetovë, Gostivar.

“Janë ngjitur postera, në një komunë, kishim raste në të cilët detektuam SMS mesazhe me përmbajtje  cila e shkel heshtjen zgjedhor të cilët janë dërguar në shumë shuma telefonik. Për t’u përshëndetur është vendimi i komisionit komunal të zgjedhjeve në Resnjë pas zbulimit të dy fletëvotimeve në vendvotimin 1631 në Jankovec, të cilët kanë pasur numër të njëjtë serik, që t’i numërojnë të gjithë fletëvotimet në komunë, megjithatë veçmë sot  vërejmë se fletëvotimet kudo nuk janë me cilësi të njëjtë”, tha Deralla.

Në Komunën Aerodrom në disa vendvotime, theksoi, fletëvotimet nuk janë mirë të performuara dhe këshilli zgjedhor dhe këshilli zgjedhor duhet t’i presë me thikë që t’ua japë votuesve, që në disa vendvotime ka shkaktuar turmë të madhe shpjegoi se sipas rasteve të paraqitura nga vëzhguesit e tyre, UV-llambat nuk punojnë në më shumë se 20 vendvotime.

“Ka njerëz të cilët nuk janë spërkatur me sprej, do të thotë mund të votojnë sërish në qoftë se dëshirojnë. Vëzhguesit e tanë të cilët janë në përbërje të strukturë së Cilivit, ndërsa vijnë edhe nga organizata Inkluziv, na njoftojnë se dosje për personat e verbër nuk ka në të gjithë vendvotime, më saktësisht në gjashtë vendvotime në Gostivar mungojnë këto dosje”, theksoi Deralla.

Potencoi se nga vëzhguesit është vërejtur se pravanët e votimit, si dhe kutitë për votim për persona me pengesa janë vendosur në mënyrë joadekuate dhe të paqasshme. Deralla tha se po bëhet evidentim i votuesve në dy komuna nga funksionarë të një partie të caktuar të cilët i evidentojnë votuesit të cilët vijnë që pastaj me qëllim të dukshëm të vazhdohet me mobilizim dhe presion, që, siç shpjegoi, është shkelje e heshtjes zgjedhore.

Sipas raporteve të tyre, në rajonin e Resnjës ka pasur tentim për ryshfet nga 4.500 denarë dy anëtarëve të një familjeje, të cilët nuk i kanë pranuar të hollat dhe e kanë informuar policinë.

“Ekziston numër i caktuar i raporteve të cilët erdhën deri te Civili gjatë ditës së djeshme dhe në dy raste të tjera përveç atij në Resnjë jemi të sigurt se ka pasur tentim për ryshfet të votuesve. Këto janë raporte aq sensitive që duhet të të  kontrollohet të paktën edhe një herë të verifikohen dhe në bashkëpunim me autoritetet të kumtohen hollësi lidhur me këtë”, theksoi Deralla.

Shtoi se gjuha e urrejtjes është shumë e pranishme në rrjetet sociale dhe, sipas tij, duhet të intervenohet në shumë mënyra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button