Somali, së paku 20 të vrarë nga sulmi vetëvrasës

Si pasojë e një shpërthimi të një kamioni plot eksploziv në një kryëqëzim të frekuentuar në kryeqytetin somalez, Mogadishu, së paku 20 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ali Mohamed, një polic në vendngjarje, për AA bëri të ditur se sulmi ndodhi në orët e pasdites së djeshme, duke theksuar se: “Shpërthimi shkaktoi shkatërrime masive në ndërtesa, duke përfshirë dyqanet, restorantet, hotelet, si dhe automjetet e civilëve të cilat u kapluan nga flaka”.

Ai sulmin vetëvrasës me kamion e cilësoi si sulm më të madh dhe më vdekjeprurës në historinë e kohëve të fundit të kombit të Bririt të Afrikës.

Një dëshmitar okular, 25 vjeçari Omar Ibrahim, për AA tha: “Pashë shkatërrim të madh dhe trupa të vdekur të shtrirë rreth vendngjarjes”.

Një tjetër dëshmitar tha se, “forcat e sigurisë, ambulancat dhe zyrtarët qeveritarë arritën në vendngjarje ku shërbimet emergjente ende po trajtonin viktima”.

Mediat lokale raportuan se numri i të vdekurve është rritur në 50, por kjo shifër është e pakonfirmuar nga autoritetet kompetente.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por grupi kryengritës al-Shabaab kishte pohuar sulmet e fundit në Somali.

Turqia dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënuan sulmin

Ministria e Jashtme Turke përmes një deklarate me shkrim dënoi fuqishëm sulmin e të shtunës në Mogadishu, duke u dëshiruar mëshirën e Allahut personave që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Turqia përsërit solidaritetin e saj të fortë me qeverinë dhe popullin e Somalisë pas sulmit terrorist në fjalë, që ndodhi në një periudhë në të cilën është arritur përparim i konsiderueshëm për të siguruar stabilitetin në Somali”, thuhet në deklaratë.

Poashtu edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi sulmin. Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Yousef bin Ahmad al-Othaimeen, përmes një deklarate me shkrim e cilësoi “sulm kundër sigurisë dhe stabilitetit të rajonit”.

Ai theksoi se organizata mbështet qeverinë somaleze në ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button