Filloi me kohë votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Me kohë janë hapur vendvotiemt në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër. Në Kumanovë të gjitha 167 vendvotimet janë hapur me kohë. Të drejtë vote në komunë kanë 92.639 qytetarë, informon kryetari i KKZ-së, Zvonimir Nikollovski.

“Edhe në komunën e Likovës janë hapur me kohë 36 vendvotimet”, kumtoi kryetari i KKZ-së, Lirim Jashari. Në Likovë të drejtë vote kanë 20.070 persona, transmeton MIA.

Kryetari i KKZ Dragan Jovanovski informoi se të gjitha 37 vendvotimet në komunën Nagoriçan i Vjetër janë hapur me kohë. Materiali është distribuuar me kohë. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3.428 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button