Në kohë filloi procesi zgjedhor në komunat Ohër, Strugë dhe Debërcë

Procesi zgjedhor në Zgjedhjet e sotme lokale në komunat Ohër, Strugë dhe Debërcë po zhvillohet pa ndërprerë dhe në atmosferë demokratike, në të gjithë vendvotimet.

Kryetari i KKZ Ohër Dimitrija Vrezoski për MIA-n konfirmoi se të gjithë 89 vendvotimet janë hapur në afatin e paraparë dhe se tani për tani nuk ka kurrfarë probleme në votim.

Në Komunën e Ohrit 52.858 qytetarë me të drejtë vote do të duhet të zgjedhin kryetarin e komunës nga tre kandidatë, si dhe këshilltarë nga pesë listat e ofruara.

Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerë edhe në Komunën Debërcë. Sipas Sasho Siljanoskit, zëvendës-kryetar i KKZ-së, të gjithë vendvotimet jnë hapur në afatin e konfirmuar ligjor, procesi i votimit po zhvillohet pa ndërprerë.

Në Debërcë janë regjistruar 4.625 qytetarë me të drejtë vote të cilët do të zgjedhin kryetarin e komuna nga tre kandidatë dhe anëtarët e ardhshëm të këshillit të ofruar në tre lista të këshilltarëve. Përndryshe, qytetarët e Debërcës sot do të prononcohen edhe në referendum në të cilin do ta thonë qëndrimin  e tyre lidhur me planin për ndërtim të deponisë rajonale për trajtim të mbeturinave të forta në fshatin Godivje.

Procesi zgjedhor edhe në Komunën e Strugës filloi në kohë pa kurrfarë parregullsi. Bledar Ziba, kryetari i KKZ-së theksoi se të gjithë 101 vendvotimet janë hapur për votim, ndërsa në zgjedhje do të mund të prononcohen 60.530 qytetarë të cilët do të vendosin për njërin nga shtatë kandidatët për kryetar të komunës, si dhe të zgjedhin midis gjashtë listave të kandidatëve për anëtarë të përbërjes së ardhshme të këshillit të komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button