Këngëtari botëror Sting sonte koncert në Shkup

Legjenda e rok- skenës botërore Sting sonte do të mbajë koncert në arenën VIP “Boris Trajkovski” në Shkup, së kuadër të turneut të tij botëror të “5th & 9th” me rastin e albumit të njëjtë.

Turneu i tij promovues filloi në shkurt të këtij viti dhe i përfshin të gjitha kontinentet. Në turneun Sting  performon disa këngë nga albumi i ri, si dhe hitet më të mëdha nga karriera solo: “Fragile”, “Desert Rose”, “Fields of Gold” … si dhe nga koha e grupit “Polis”: “Message in bottle “,”Walking on the Moon “every breath yaou take”…

Sting do të performojë me bashkëpunëtorët e tij të vjetër – kitaristët Dominik Miller dhe Rufus Miller, me daull Xhosh Fris, ndërsa mysafir special do të jetë djali i tij Xho Samner, kumtoi Avalon-produksion që organizon koncertin. Ai u shit në vetëm 10 orë në ditën e parë (2 qershor) kur biletat u lëshuan në shitje.

Стинг

Muajin e kaluar, ylli i rokut morri pjesë në Sofje dhe Beograd, para një audience prej 30.000 perosnave, me këngë nga albumi i ri i titulluar si dhe turneu “57th & 9th”.

Produksioni thotë se salla në “Boris Trajkovski” sipas punimit të akustikës ka të gjitha kushtet për këtë lloj koncertesh në nivelin e cilësdo sallë në rajon dhe në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button