fbpx

Sulmi ndaj Vehbi Kajtazit, policia publikon fotografitë e të dyshuarit – kërkon ndihmë për ta kapur atë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se referuar rastit të djeshëm, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

“Përkundër ftesave që policia i ka dërguar i njëjti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t’ iu shmangur arrestit policor”, transmeton Telegrafi.

“Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij”.

“Për çdo informacion na kontaktoni në nr 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button