Shefe e re e UNESCO-s, ish ministrja franceze e Kulturës

Ish-ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay është zgjedhur shefja e re e UNESCO-s.

Ajo la pas kandidatin e Katarit, Hamad Bin Abdulaziz Al-Kawari pas raundit të pestë të votimit dhe vendimi tani do t’i paraqitet për miratim 195 anëtarëve të UNESCO-s më 10 nëntor, transmeton Top Channel.

“Nëse konfirmohem, e para gjë që do të bëj është të punoj për të rikthyer besueshmërinë, për të rikthyer besimin mes vendeve anëtare dhe efikasitetin në mënyrë që të mund të vijojmë punën për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin dhe UNESCO është e vetmja organizatë që mund ta bëjë këtë”, tha Audrey Azoulay, ish ministre franceze e Kulturës.

Në një lajmërim të papritur të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga organizata, për shkak të perceptimit të qëndrimeve anti-izraelite të organizatës, e ky shembull u ndodh edhe nga vetë Izraeli thuajse menjëherë.

Kjo do të thotë se UNESCO mbetet pa financime, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre vinin nga SHBA. Kjo bën që kushdo që të trashëgojë organizatën e zhytur në telashe, do të ketë përpara pikëpyetje të mëdha për financimet dhe misionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button