fbpx

Uragani Ofelia, Irlanda lëshon alarmin më të madh

Shërbimi Meteorologjik i Irlandës ka lëshuar alarmin më të madh të mundshëm, “të kuqin”, përpara mbërritjes së uraganit Ofelia.

Zonat që përfshijnë Cork, Kerry, Clare dhe Galway & Mayo mund të përfshihen nga erëra me shpejtësi deri në 130 km/h.

Shërbimi Meteorologjik i Irlandës paralajmëroi se  “uragani Ofelia pritet të shndërrohet në një stuhi post-tropikale pasi të afrohet në brigjet tona të hënën duke sjellë erëra të forta dhe stuhi.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button