Shkëndija humbi derbin në Shkup

Është mbyllur java e 10-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, ku në qendër të vëmendjes ka qenë derbi i zhvilluar në Shkup në mes ekipeve të Vardarit dhe Shkëndijës, dy ekipe që vazhdojnë garën e ashpër për titullin kampion. Edhe pse Shkëndija e filloi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me golin e hershëm të Junior, Vardari i rikthye duke barazuar në pjesën e dytë nga penaltia me autor Felipen.

Shkëndija përsëri mori epërsinë me gol të Besart Ibraimit, por vardari përsëri rikthehet, por tani më fillimisht duk barazuar me Bllazhevskin, dhë më pas shënoi edhe dy gola të tjerë me autor Felipe dhe Ytalo. Edhe përkundër disfatës Shkëndija mbetet e para në tabelë, por tani Vardari ka gjashtë pikë më pak dhe dy ndeshje tjera për ti zhvilluar.

Renova i është gëzuar fitores në duelin ndaj Rabotniçkit me rezultat 3:1. Dy gola ishin vepër e Valmir Nafiut dhe një e Argjent Gafurit.

Shkupi ka humbur në Strumicë nga Akademija Pandev me rezultat 2:0. Golin e parë e shënuan nikoqirët nga pika e bardhë me autor Balldovaliev, i cili shënoi edhe pak para fundit, ndërsa Shkupi luajti pa Mbellan i cili u ndëshkua me karton të kuq nga minuta e 63-të.

Në ndeshjet tjera “Skopje” – Sileksi u ndanë në barazim 1:1, ndërsa Pelisteri e ka mundur Pobedën me rezultat 2:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button