Tre të lënduar gjatë në incidenti në objektin kryesore të Postave të Maqedonisë në Tetovë

Tre persona janë lënduar nga xhami i thyer dhe me thikë gjatë incidentit të sotëm që rreth orës 13 dyshohet se e ka shkaktuar N.Q.(57) në dhe jashtë objektit kryesor të Postave të Maqedonisë në qendrën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas informatave të tij fillestare, ai brenda në postë fillimisht e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe e ka thyer xhamin e njëri sportel. Nga copëzat e xhamit lëndime ka marrë e punësuara në sportel F.A. (31) nga Reçica e Vogël, ndërsa kur kontrollori S.I.(53) nga Kamjani ka ardhur të shikojë se çka po ndodh , i dyshuari N.Q. e ka sulmuar me thikë dhe ka ikur nga posta.

“Ai ka hyrë në një taksi automjet në afërsi dhe ka ka kërkuar nga drejtuesi i taksisë H.M.(60) ta dërgojë deri në një vend të caktuar, por pasi ka refuzuar ta bëjë këtë N.Q. atij me thikë i ka shkaktuar lëndime në duar me ç’rast ka filluar të ikë në drejtim të Qendrës për kulturë ‘Ilo Anteski Smok’ që ndodhet në afërsi të postës. Megjithatë, atë shumë shpejtë e kanë mbërritur dhe kapur policët me ç’rast në konsultim me prokurorin publik ai është mbajtur për ndriçim të plotë të rastit”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button