MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet me më shumë se 2.500 vëzhgues

Asociacioni qytetar MOST do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale me më shumë se 2.500 vëzhgues prej të cilëve 2.100 do të jenë statikë.

“Vëzhguesit statikë do të mbulojnë rreth 50 për qind të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë. dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit në vendvotime”, tha drejtori ekzekutiv i MKOST-it Darko Aleksov në konferencën e sotme për shtyp.

Përveç kësaj, tha ai, MOST do të ketë edhe 120 ekipe mobile, të përbërë prej dy vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statik dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet ku MOST nuk ka përcaktuar vëzhgues statik.

“Në mënyarë shtesë, 81 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore dhe komisionit zgjedhor të qytetit të Shkupit, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor, tha Aleksov.

Përveç votimit në 15 tetor, MOST sot do t’a vëzhgojë edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të shpërngulur brenda vendit dhe personat në burg ose në paraburgim.

“Gjatë ditës, për qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, mund ta bëjnë këtë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080 ose përmes internet platformës interaktive neregularnosti.most.org.mk”, tha Aleksov dhe apeloi për mbajtjen e procesit korrekt, demokratik dhe të qetë zgjedhor..

Ai shtoi se bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Monitoring 2017“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët, të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim të Asociacionit qytetar MOST.

Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këto zgjedhje.

Të gjitha informacionet e verifikuara nga vëzhgimi në ditën e zgjedhjeve, MOST do t’i komunikojë në katër konferenca për media, që do të mbahen në ora 9:30, 13:30, 17:30 dhe 20:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button