Gjermani, ura hekurudhore në Këln shndërrohet në “Ura e të dashuruarve”

Vënia e një dryni në urë, si simbol i dashurisë së përjetshme, nuk është ndonjë raritet, dhe një nga këto ura është ajo mbi lumin Rajna në qytetin Këln të Gjermanisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ura hekurudhore Hohenzollern që lidh brigjet e lumit Rajna për dhjetë vite është shndërruar në “Ura e të dashuruarve”.

Ky simbol i dashurisë, i gjatë 410 metra, ndodhet pranë katedrales në Këln, e cila është një nga ndërtesat më të rëndësishme në qytet.

Dhjetëra mijëra dryna janë vendosur në pjesën e caktuar për këmbësorët edhe atë në anën përballe binarëve.

Tradita e vënies së drynave filloi dhjetë vjet më parë kur, sipas besimit, çifti i dashuruar vë një dry me dëshirën që dashuria e tyre të zgjaste përjetësisht. Shumë çifte të dashuruara gjatë viteve kanë vendosur të ecin hapave të tyre duke “mbyllur” dashurinë e tyre pikërisht në Hohenzollern.

“Ura e të dashuruarve” është një nga vendet që vizitohet më së shumti nga turistët gjatë qëndrimit të tyre në Këln.

Çiftet që vijnë te ura, me dëshirën që dashuria e tyre të zgjasë pafundësisht, mbyllin një dry në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe pastaj çelësin e hedhin në lum. Ata besojnë se dashuria e tyre do të zgjasë derisa dryni të hapet me çelësin nga lumi.

Ndonëse autoritetet në vitet e para filluan të largonin drynat, pas interesimit të madh të vizitorëve, më vonë u lejua që drynat të mbeten aty.

Kjo urë viteve të fundit ka filluar të zë gjithnjë e më shumë hapësirë në disa broshura dhe udhëzues turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button