Shabani: Ekipi është në formë, bësojmë se do t’ia dalim

E shtuna është caktuar ditë kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa pikërisht me këtë javë fillon edhe rrethi i dytë i kategorisë superiore të futbollit në Maqedoni. Skuadra e FC Shkupi do të udhëtojë për në Strumicë, ku do të jetë mysafire e skuadrës së Akademija Pandev, ndërsa dueli i parë i këtyre dy ekipeve në rrethin e parë kishte përfunduar me barazim 1:1.
Pauza dy javore e kampionatit u ka dhënë mundësi ekipeve që të pushojnë pas muajve të parë që ishin të ngjeshura me nga dy duele në javë, ndërsa këtë Shkupi e ka shfrytëzuar duke përgatitur ekipin si dhe zhvilloi dy ndeshje kontrolluese me KF Shkëndijën (1:1) dhe KF Rabotniçkin (1:0).
Për duelin e të shtunës ka folur futbollisti Bunjamin Shabani.

“Fillimisht dua të them se e kemi mirëpritur këtë pushim, por njëkohësisht edhe kemi punuar me përkushtim që sa më të përgatitur të nisim fazën e dytë të kampionatit. Do të udhëtojmë për në Strumicë për të marrë rezultat pozitiv. Ekipi është në formë të mirë dhe me angazhim maksimal besoj se mundemi t’ia dalim. Në fillim të sezonit luajtëm baras me Akademinë, e që më pastaj ky ekip tregoi se nuk ishte befasi e rastit por është një ekip i mirë komponuar që kërkon të tregohet mirë në debutimin e tyre në Ligën e Parë. Kemi zhvilluar edhe dy miqësore që trajnerit i kanë ndihmuar të gjejë formën edhe te futbollistët më të ri, që shpresojmë do të sjellin sukseset e radhës”, ka thënë Bunjamin Shabani”.

Skuadra e Shkupit për sfidën ndaj Akademija Pandev është e kompleutuar, ndërsa sot (e premte), ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes të së shtunës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës me fillim në orën 14:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button