Madrid, kufizohet shpejtësia e automjeteve për shkak të ndotjes së ajrit

Autoritetet spanjolle kanë shtrënguar masat e marra kundër ndotjes së mjedisit dhe ajrit e cila ka vazhduar të rritet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak se shkalla e ndotjes në Madrid ka rezultuar e lartë pas matjeve të bëra, autoritetet kanë kufizuar në 70 kilometra në orë shpejtësinë e automjeteve në disa autostrada dhe qarkore brenda qytetit.

Sipas shifrave të shpalosura nga Bashkia e Madridit, niveli i dioksidit të azotit ka rezultuar të jetë 180 mikrogram për metër kub pas matjeve të realizuara në shtatë lokacione të ndryshme ditëve të fundit.

Përmes një deklarate, bashkia ka rekomanduar që qytetarët të përdorin mjetet e transportit publik. Zyrtarët bëjnë të ditur se në ditët në vijim do të merret vendim për nivelin e masave, varësisht nga rezultatet e matjeve.

Bashkia e Madridit që nga viti 2015 i zbaton ligjet lidhur me ndotjen e ajrit në bazë të rezultateve të matjeve.

Nga ana tjetër, Agjencia Evropiane e Mjedisit të mërkurën bëri të ditur se ndotja e mjedisit dhe ajrit në vitin 2014 ka çuar në vdekjen e hershme të 428 mijë njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button